Lajm i mirë, që në fakt pritej: Armando Sadiku do të jetë gati për sfidën e 5 shtatorit në Maqedoni. Ky është lajmi i rëndësishëm që vjen nga Kombëtarja shqiptare, pas suksesit 2-0 me Lihtenshtajnin, raporton Supersport.
Stafi mjekësor konfirmoi se sulmuesi është drejt rehabilitimit në masën 99 për qind dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës së ardhshme në Shtrumicë, për të luajtur titullar.
I sëmurë ditët e fundit, gjendja e Sadikut ka ardhur drejt përmirësimit dhe zgjedhja e stafit teknik që 25-vjeçari të mos luante ndaj Lihtenshtejnit ishte i llogaritur mirë.
Menjëherë pas fitores me Lihtenshtajnin, skuadra zhvilloi stërvitje shkrydhëse, për të ruajtur gjendjen fizike të futbollistëve. Në orën 10:30 të paradites së kësaj të diele, kuqezinjtë u kthyen në “Elbasan Arena” për përgatitjet e fundit në vendin tonë, përpara udhëtimit drejt Shkupit pak pas mesdite, duke kaluar në të gjitha trojet shqiptare në Iliridë.
Përveç Sadikut, e gjithë skuadra do të jetë gati: asnjë i dëmtuar dhe asnjë lojtar nuk është i pezulluar.
Me kthimin e Sadikut edhe trajneri Panuçi është më i qetë, sepse pa pikë referimi në sulm vuajmë, siç u pa ndaj Lihtenshtejnjt.