Verën e shkuar Armando Sadiku u transferua në Poloni, duke lënë Zvicrën dhe duke firmosur me Legian, për 500.000 euro në sezon. E pritën shumë mirë, por nga ana tjetër ishte një një transferimet më të rëndësishme të klubit të famshëm polak, ndaj presioni mbi Sadiku ishte i madh.
Pak muaj më vonë dashuria e polakëve për Sadiku është shuar. Legia dështoi në Champions League dhe u humbën miliona euro, ndërkohë që Sadiku ka shënuar shumë pak në krahasim me çfarë pritej prej tij. Dy gola në 17 ndeshje kampionati, 7 gola e 4 asiste në total, në 25 ndeshje, por edhe një mënyrë loje që nuk u ka pëlqyer polakëve, që prisnin një lojtar më tipare të tjera, lider në fushë dhe të aftë të tërheqë skuadrën. Sadiku nuk është i tillë, është një sulmues që shënon kur i jepet rasti, por jo një lojtar i aftë të nxjerrë skuadrën përpara i vetëm, i duhen pasime dhe në zonë nuk fal. E keqja është se Legia e këtij sezoni është mediokre dhe pasimet për Sadikun kanë qenë më pikatore.
Presioni i tifozëve dhe medias duket se ka bindur Legian ta shesë sulmuesin e kombëtares sonë, i cili në fakt ka ende shumë adhurues.
Kështu, mediat polake raportojnë se Bashkashehiri turk është i gatshëm ta marrë. Kryesuesit e Superligës turke, që deri pak kohë më parë kishin edhe Sokol Cikalleshin, tashmë duan një përforcim në sulm, edhe pse aty ka yje si Adebajor e Erdinç dhe Sadiku nuk do të luajë rregullisht.
Problemi është se Bashakshehiri e do Sadikun në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa Legia dëshiron ta shesë për të rikuperuar paratë që shpenzoi në verë. Me siguri në janar do të gjendet në zgjidhje, pasi golat e Sadikut në Turqi-Shqipëri kanë mahnitur turqit.