Armando Sadiku u rikthye këtë janar në Zvicër te Lugano, ndërkohë që Levante mund ta blejë atë sërish në verë për një shifër simbolike. Huazimi i tij ishte i pamundur për shkak të rregullores dhe klubet gjetën mënyrën për të bërë të mundur kalimin e sulmuesit te ish-skuadra e tij.
Sot për Sadikun është një ndeshje e veçantë, pasi do të luajë përballë Zyrihut. Lugano ka zyrtarizuar formacionin për takimin e sotëm dhe sulmuesi shqiptar do e nisë nga minuta e parë. Ndeshja nis prej orës 16:00.