Sabien Lilaj në Izrael, nënshkruan kontratë milionere

Sabien Lilaj kishte marrë një ofertë nga Partizani dhe Kukësi, por e kishte bërë të qartë se dëshironte të vijonte të luante jashtë vendit. Mesfushori korçar ka zgjedhur edhe ekipin e ri dhe do të transferohet në Izrael.

Lilaj ka nënshkruar Sektzia Nes Tziona një parakontratë 2-vjeçare dhe në aspektin financiar do të përfitojë ndjeshëm. SportEkspres.com mëson se bëhet fjalë për një kontratë që kap shifrat e 300 mijë eurove.

Një vit më parë Lilaj la Skënderbeun dhe me ndërmjetësimin e menaxherit Franci Bode u transferua te Gabala në Azerbajxhan. Tashmë kanë mbyllur lëvizjen për në Izrael. Mesfushori qendror ka qenë kërkesë e vetë trajnerit.

Lilaj me menaxherin Franci Bode, para hedhjes së firmës në Azerbajxhan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *