“Sa vite ka Ronaldo në futboll, Mesi i ka Topa të Artë“, debati i Lamçes: Kur ka marrë ndonjë herë Ronaldo top nga porta në portë?

Kristiano Ronaldo ka hapur një debat në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Shpëtim Lamçe ngre Lionel Mesin në një nivel më të lartë nga portugezi. Ish-arbitri shqiptar është shprehur se Ronaldo nuk është në nivelin e Krojfit apo Maradonës, ndërsa në krahasim me Mesin thotë se nuk ia ka dalë të prodhojë dot atë çfarë argjentinasi mund të bëjë në fushë.

“Nuk është Krojfi, as Peleja, as Maradona, as Bekenbaueri. Ronaldo është. Sa vite ka luajtur futboll Ronaldo, Mesi i ka Topa të Artë. Atë që ka bërë Mesi… Ka marrë topin nga portieri, ka bërë golin, ka gënjyer dhe stadiumin dhe vetëm Maradona e ka bërë këtë. Kur ka marrë ndonjëherë Ronaldo top nga porta në portë? Asnjëherë“, ka thënë Shpëtim Lamçja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online