“Tifozat Kuq e Zi” kanë qenë edhe këtë herë në përkrahje të Kombëtares shqiptare. Por mbështetja e tyre i kalon kufijtë e futbollit. Grupimi i tifozerisë së ekipit tonë kombëtar ka përcjellë një mesazh të qartë me banerat e shpalosur, të cilët i kanë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku shkruajnë: “Dardaninë e duam të plotë”.
“Tifozat Kuq e Zi” kanë marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veriun e Kosovës, ku ka pasur tensione me palës serbe. Nisur nga qendrimi i mbajtur publikisht nga Kryeministri Edi Rama, “TKZ”-ja i kujton qeverisë nenin 8 të Kushtetutës, i cili thotë:
1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që
jeton jashtë kufijve të saj.
2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të
përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e
punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë
kulturore kombëtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/