Sa shumë lot të derdhur në “Camp Nou”/ Barcelona humbet legjendat e klubit një e nga një, 5 ikona të larguar në 8 vitet e fundit

Mbrëmjen e djeshme Gerard Pique luajti ndeshjen e fundit në karrierë. Një tjetër legjendë e klubit blaugrana vari këpucët në gozhdë. Me lot në sy dhe i mbushur me emocione, mbrojtësi katalanas u përshëndet për herë të fundit me tifozët në një “Camp Nou” të mbushur plot. Por sa lot janë derdhur vitet e fundit në këtë stadium mitik. Xhevahirët më të mirë të akademisë së Barçës, të cilët e udhëhoqën klubin drejt një nga epokave më të lavdisshme në histori, po largohen një e nga një.

Në 8 vitet e fundit janë 5 ikona, prodhim të akademisë blaugrana, që janë larguar nga “Camp Nou“. Nisin nga Pyol në vitin 2014, për të vazhduar me Xavi-n në 2015-n, Iniestën në 2018-n, Messi-n në 2021-shin dhe së fundmi Gerard Pique. Të gjithë kishin kaluar pjesën më të madhe të jetës dhe karrierës së tyre me fanellën e Barcelonës, duke e bërë edhe më prekës largimin nga ky klub. Barcelona ka nisur të humbasë legjendat e saj një e nga një dhe tani, duke shënjuar kështu fundin e një epoke dhe nisjen e një tjetre. Cikli vazhdon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online