Sa pranë historisë, Egnatia ndal norvegjezët dhe i afrohet grupeve të Europa Ligës

Egnatia është vetëm një hap larg historisë. Rrogozhinasit kanë ndalur sot në barazim 0-0 Lilestromin. Ndeshja e parë “play off” mes tyre nuk ka njohur një fitues, duke e lënë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit.

Të dyja skuadrat do të ballafaqohen sërish në fushën e lojës javën e ardhshme, por këtë herë në Norvegji. Në rast fitoreje, Egnatia do t’i bashkohej Skënderbeut si ekipi i dytë shqiptar që kualifikohet në Ligën e Europës. Megjithatë, në rast humbjeje kampionët e Shqipërisë do të luajnë në grupet e Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/