Sa pikë i duhen Vllaznisë për të fituar Superioren? Formula e Florian Rizës është e qartë

Florian Riza ka shpërndarë formulën e tij për mënyrën sesi Vllaznia mund të arrijë që të fitojë titullin kampion. I ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News” është bërë analiza e përgjithshme e kampionatit shqiptar, duke u ndalur më së tepërmi te shkodranët si kryesues.

Si mund të arrij kjo skuadër për të triumfuar? Duke u bazuar te statistikat e kampionatit në sezonet e shkuara dhe te renditja aktuale, Vllaznisë do t’i duhen shumë pak pikë në ndeshjet direkte, nëse do të bëjë “detyrat e shtëpisë” ndaj ekipeve jo favorite.

“Tani kemi edhe dy faza të mbetura, por unë them se faza e tretë është më vendimtarja që do të vendos për ekipin që do të fitojë titullin. Nëse ka një skuadër që e kërkon triumfin, duhet që t’i fitojë të gjitha ndeshjet tani. Kush fiton 9 ndeshje rresht në këtë fazë, i shkon titullit më afër.

Nëse marrim pak titujt e fituar në këto vitet e fundit. Skënderbeu e fitoi titullin me 72 pikë, pastaj ishte Partizani që e fitoi titullin me 70 pikë, Tirana me po të njëjtën sasi. Pasi Vllaznia siguron titullin nëse arrin kuotën e 70 pikëve, ndërsa tani është 37 pikë.

Kjo do të thotë se ngelen edhe 33 pikë për t’u marrë. Vllaznia i ka marrë të gjitha pikët me vendet e vogëla dhe nëse do ta bëjë sërish të njëjtën gjë, duke llogaritur 18 pikë me tre vendet e fundit, po ashtu edhe 4 pikë që t’i grumbullojë ndaj Kastriotit, rezulton një numër i vogël pikësh që Vllaznia duhet t’i marrë me rivalët e tjerë për t’u shpallur si fituese e kampionatit”, u shpreh Riza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *