“Sa herë vij në Napoli marr manifestime të dashurisë së madhe“, Reja skanon ish-ekipin: Është skuadra që më bind më shumë

Tifozët e Napolit mbajnë një respekt dhe dashuri për trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili në krye të të kaltërve ka sjellë shumë gëzim në zemrat e tyre. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss“, Edi Reja ka folur për ekipin napoletan, që deri më tani e bind më shumë se çdo ekip tjetër për titullin kampion.

“Sa herë që vij në Napoli marr gjithmonë manifestime të dashurisë së madhe, kjo më gëzon shumë. Më duhet të them se me sa kam parë, Napoli është skuadra që më bind më shumë, por që këtu në janar do të takohen me Milanin, Interin, Atalantën dhe Lazion, janë skuadra me thellësi të madhe. Do të doja të prisja deri në fund të grupit për të dhënë një gjykim përfundimtar. Spaleti është një trajner i vërtetë, që në Udine mund të shihni se kishte atë që duhej. Unë bëja shkollën me të, kur ai stërvitej në pjesën time të botës.

Napoli ka një lojtar të tejmbushur, një forcë të natyrës, Osimhen është i jashtëzakonshëm. Nëse i jep pak hapësirë, ai do të të v.rasë. Është vërtet një çudi. Mungesa e tij u ndje kundër Salernitanën, ishte më e ashpër se sa pritej”, është shprehur Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *