“Juve mos të fluturojë lart me Zenitin“, Moggi shënjestron Mourinho-n: Nuk i bën më njerëzit të qeshin me teatrot e tij

Luciano Moggi ka folur për “1 station Radio”, ku ka komentuar skuadrat e Serie A. Nga analiza e tij nuk mund të shpëtonte ekipi në të cilin ai vetë ka qenë në post drejtues, Juventusi, që sipas tij nuk duhet të fluturojë lart me kualifikimin në Champions League, pasi është përballur me kundërshtarë nën nivel në këtë kompeticion. Ndërkohë në fund ka edhe një ironi për Jose Mourinho-n, që sipas tij nuk duhet të vazhdojë më gjatë me teatrot që bën për arbitrimin e ndeshjeve.

“Juventusi po bën të kundërtën e Milanit (në Champions), por përveç Chelsea-t ata kanë takuar ekipe të nivelit të ulët. Kujdes nga fluturimi shumë lart, Zenith ose Malmoe nuk janë një terren i mjaftueshëm testimi për të thënë se bardhezinjtë janë në rikuperim. Mourinho? Arbitrat gabojnë shumë, por ai nuk i bën më të qeshin njerëzit me teatrot e tij”, ka thënë Luciano Moggi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online