Rustem Hoxha e ka një ndeshje speciale atë me Teutën, që zhvillohet nesër prej orës 16:45 në Gjirokastër. “Përballje e veçantë për mua, kundër ish-ekipit tim, qytetit tim. Shpresoj të shkojmë te fitorja këtë ndeshje. Në vazhdim i uroj suksese Teutës”, shprehet qendërmbrojtësi për Supersport.
Më tej ai tregon se ndihet mirë në Gjirokastër dhe beson se do të vijë shumë shpejt kthesa. “Jam ndjerë mirë, është një grup i mirë dhe ambient i qetë., Kam gjetur ngrohtësi në Gjirokastër. Me ardhjen e profesor Mezanit shpresoj që gjërat të ndryshojnë”.
“Kam besim, pasi ekipi është. Edhe këtë vit besoj se do përsëriten dy vitet e mëparshme. Por nganjëherë duhet edhe fat në futboll”, shtoi mbrojtësi durrsak, i cili i pyetur për largimin nga Kukësi, nuk zgjatet shumë. “Ishte një zgjedhje e bërë nga të dyja palët”.