Rumania triumfon në Brazil, Shqipëria dhe Kosova në “festën” e Nejmarit!

 

Ylli i Barcelonës ka zbritur vetë në fushë në turneun e organizuar nga “Red Bull”, duke zhvilluar një miqësore me skuadrën fituese. Vendi ynë u përfaqësua nga “Vlora Team”

“Ndeshjet do të jenë zbavitëse, të shpejta dhe teknike. Ky është tipi i futbollit që më ka pëlqyer gjithmonë të luajë”… Ishte kjo moto e Nejmarit, që dje, në Brazil, ka ulur siparin e eventit të organizuar nga Red Bull, “Neymar Jr’s Five”, duke zbritur edhe vetë në fushë, në një miqësore ndaj ekipit fitues të turneut botëror. Në fakt, skuadra nga Rumania është shpallur kampione, pasi në finale mundi skuadrën fituese nga Anglia. Në gjysmëfinale, Rumania eliminoi Suedinë, ndërsa Anglia ka eliminuar Angolën. Sakaq, Shqipëria u përfaqësua nga “Vlora Team”.

Rregullat –  Neymar Jr’s Five është  një kampionat futbolli, i identifikuar me emrin e sulmuesit të famshëm Brazilian, Neymar Jr. Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar, gjë që e bën lojën të shpejtë, teknike dhe unike në botën e futbollit.  Gara është e hapur për ekipe nga 5 deri në 7 lojtarë, të moshës 16 deri në 25 vjeç. Theksojmë se nuk ka kufizim gjinie, pjesëmarrësit mund të jenë meshkuj dhe femra.  Ekipet ndeshen në 6 etapa kualifikuese. Këto etapa, sa i përket Shqipërisë, u zhvilluan në Tiranë, Vlorë dhe Korçë dhe më të mirët u kualifikuan për në Finalen Kombëtare që u zhvillua më 17 Qershor në Tiranë, aty ku Vlora Team arriti të merrte kupën. Ekipi fitues përfaqësoi Shqipërinë në Finalen Botërore, duke u eliminuar që në fillim dhe pa pasur mundësi të shkojë në fazën e 1/32-ve, siç edhe ndodhi me ekipin kampion në Kosovë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online