RTSH apo Tring? E drejta për “Champions League-n” solli tymnajën, zbulohet e vërteta e paketës

Një tymnajë e madhe është ngritur ditën e sotme dhe e gjitha falë Champsions League. RTSH i befasoi të gjithë mëngjesin e sotëm, teksa njoftoi fitimin e të drejtës televizive për të transmetuar kompeticionin më prestigjoz për klube në Europë, Champions League. Në këtë mënyrë të gjithë sportdashësit kanë mundësinë të përjetojnë emocionet e bukura të më mirëve të futbollit pa pagesë.

Por nuk do të vononte gjatë dhe do të vinte edhe reagimi i kompanisë Ting, që bën të ditur se deri në vitin 2024 ky kompeticion madhor do të qendrojte te ta, ashtu siç edhe ka ndodhur këto kohë. Madje duke u transmetuar të gjitha përballjet. Një konfuzion i madh i krijuar, që tashmë merr edhe një përgjigje.

“Sport Ekspres” mëson se si RTSH, ashtu edhe Tring do të kenë të drejtën e transmetimit të Champions League. Kompania Tring do të vijojë të përcjellë të gjitha ndeshjet e kompeticionit, ndërsa në anën tjetër, RTSH do të transmetojë pa pagesë vetëm ditën e mërkurë një prej ndeshjeve të cilën po vetë do të zgjedhë për ta ndarë me sportdashësit shqiptarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i plotë i kompanisë Tring:

Champions League qëndron në Tring! Tring ka siguruar të drejtat e transmetimit të “UEFA Champions League” deri në vitin 2024. Të gjitha ndeshjet do të përcillen ekskluzivisht në kanalet e dedikuara sportive! Shqiptarët do të kenë mundësinë t’i shohin të 138-ta ndeshjet në ekranin tonë! Me kontratën ekzistuese, Tring gëzon të drejtat e transmetimit ekskluziv të “UEFA Champions League” deri në sezonin 2020-2021, pra deri në fundit e sezonit të ardhshëm.

Duke vijuar në rrugën e përkushtimit maksimal për të përcjellë tek abonentët tanë dhe të gjithë shqiptarët futbollin elitar, Tring ka fituar të drejtat e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të UEFA Champions League edhe për ciklin e ardhshëm, nga sezoni 2021-2022 deri në sezonin 2023-2024. Cikli në fjalë starton në gusht të vitit 2021 me Superkupën UEFA! E gjithë “UEFA Champions League”, do të vijojë të përcillet me cilësi dhe përkushim maksimal, duke vijuar me traditën e konsoliduar tashmë, të transmetimit ekskluziv të kompeticionit më të ndjekur në botë.

Tring garanton cilësinë maksimale të programacionit të dedikuar ku spikat “Studio Champions League”, emisioni ku analizohet çdo detaj i ndeshjeve nga specialistët më të mirë. Po kështu vijmë tek ju me programacionin e pasur të fundjavës, që i dedikohet totalisht “Champions”-it. Ndërkohë bëhuni gati të shijoni përmbylljen e sezonit aktual, me ndeshjet që do të startojnë në datën 7 gusht. Kujtojmë që sezoni kulmon me turneun “Final 8” , i cili do të marrë jetë në Lisbonë nga data 12 gusht, me finalen e madhe që do të luhet më 23 gusht. Emocionet e mëdha përjetohen vetëm në Tring, sepse ne do të vazhdojmë të jemi tribuna juaj vip, deri në vitin 2024!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online