Rrumbullaku “pa doreza”: Në sulm jo aq mirë, por mbrojtja super, atje…

Është rikthyer në nivelet e tij dhe dukej qartë se sa i mungonte Kukësit. Rrumbullaku ka analizuar për “Sport Ekspres” ndeshjen e sotme ndaj Karabakut, i kënaqur për faktin që nuk u pësua gol dhe për paraqitjen e zbatimin e detyrave…

Si e patë ndeshjen dhe e prisnit Karabakun të fortë?

E dinim që do të ishte e fortë, e prisnim kështu Karabakun, sepse ka cilësi të jashtëzakonshme. Në anën taktike ishim perfekt. Mbaj mend një aksion të tyre në pjesën e dytë. Rezultati është i rëndësishëm. Sigurisht, në sulm nuk ishim aq mirë, por në mbrojtje luajtëm shumë mirë. Një pakujdesi dhe e pësonim. Megjithatë, ishte performancë shumë e mirë, të gjithë dhanë maksimumin dhe askush nuk u kursyer. Është meritë e gjithë stafit dhe grupit. Duhet të përgatitemi edhe më shumë.

Sakaq, forma juaj sa vjen dhe rritet. Sidomos, u ballafaquat mjaft mirë me kundërshtarin, pasi në krahun tuaj u luajt më shumë?

Jam i kënaqur nga loja ime, sidomos sepse ishte sistem i ri, 3-5-2, ku më duhej të vrapoja shumë. Besoj se i zbatova detyrat e trajnerit dhe ndihmova ekipin.

Si janë shanset, mund të bëni hap të madh historik?

Synojmë të mos pësojmë dhe të shënojmë. Nëse shënojmë, do të kemi mundësi. Na mjafton dhe gjysmë goli. Por, duhet të tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje, sepse ata treguan se, edhe pse me mungesa, janë tepër të rrezikshëm.

Sa e vështirë ishte për ty të përshtateshe, pasi ke pasur gjithmonë lojtarë të ndryshëm përpara, si Kale gjatë sezonit, Zguron tani dhe, së fundmi, Uilliam.

Pak e vështirë, pasi nuk e njohim njëri-tjetrin. Uilliam është potent, por më ndihmoi shumë në lojën defensive edhe pse në atë pozicion. Jam i kënaqur nga bashkëpunimi.

Intervistoi: JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online