Rrugët u hapën! Kalime të lojtarëve nga Partizani te Tirana dhe e anasjellta, tani nuk përbëjnë më…”çudi”!

Nga Klaudio Ndreca

Në ditët e fundit është folur shumë sa i përket largimit të Alban Hoxhës drejt Tiranës, që nëse do të përmbyllej me sukses, atëherë kalime të tilla nga ana e lojtarëve nuk do të përbëjnë më çudi. Pra të lësh një fanellë kryeqytetase, për të veshur një tjetër, të rivalit “më të urryer”.

Nga Partizani te Tirana dhe e anasjellta, transferime të tilla do të kthehen në modë. Rruga është hapur tashmë dhe vetë negociatat e fundit të merkatos e tregojnë më së miri këtë gjë. Ndërkohë që në merkaton e janarit të dyja palët arritën që të binin dakort për kalimin e Dorian Kërçikut drejt të kuqëve.

Për të vazhduar edhe me qendrimin e presidentëve të dy klubeve, që nuk kanë më të njëjtat ngacmime mes njëri-tjetrit. Madje vetë Gaz Demi e ka uruar edhe para kohe Halilin për Superioren, megjithëse Tirana nuk ka siguruar asgjë matematikisht.

Presidenti i Partizanit u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që titullin Partizani do t’ia dorëzojë Tiranës, pasi i përkasin të njëjtit qytet. Pra e parë në këtë mënyrë, do të shohim jo pak marrëveshje mes dy klubeve në të ardhmen, ndërsa edhe tifozët do ta përdorin më pak termin e “tradhëtarit” duke parë shtimin e rasteve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online