Një sfidë brenda sfidës. Ndeshje emocionuese edhe për një lojtar si Ansi Agolli, që në karrierën e gjatë ka luajtur afro 400 ndeshje si profesionist.
Dueli i 25 korrikut në “Loro Boriçi” ndëmjet Kukësit dhe Karabakut është tejet special për mbrojtësin. Në nëntë vjet në Azerbajxhan, kjo është hera e parë që do të ndeshet kundër një skuadre shqiptare.
Emocionet janë të forta dhe Agolli nuk kërkon ti fshehë. “Rrugës për atdhe” shkruante ish-kapiteni i Kombëtares në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, gjatë nisjes drejt Shqipërisë.
Ajo ndaj Kukësit në Shkodër është një sfidë, të cilën 35-vjeçari dëshiron ta luajë. Edhe trajneri i Karabakut, Kurbanov vështirë se do ti mohojë mundësinë që Agolli të marrë dashurinë dhe duartrokitjet e tifozëve në Shkodër.