Myrto Uzuni po kalon padyshim periudhën më të bukur të karrierës s tij, teksa ka arritur të fitojë titullin e parë kampion në kampionatin hungarez. Por për të mberritur deri në këtë pikë është dashur një rrugë e gjatë dhe e vështirë, e cila nis që në ligat e ulta të futbollit shqiptar. Nga Tomorri te Apolonia, e më pas Laçi sulmuesi shqiptar i hedh hapat një e nga në karrierën e tij, ndërsa tashmë shijon momentin më të bukur në përvojën e tij në futboll.
Futbollisti 26-vjeçar kryeson listën e lojtarëve më të shtrenjtë të kampionatit të Hungarisë. Kartoni i tij mban vlerën 3 milionë euro, nga 1.8 që mbante një vit më parë, më shumë se kushdo tjetër në elitën hungareze. “Trasfermarkt” e rendit Uzunin si lojtarin më të shrenjtë të kampionatit./Sport Ekspres/