“Strakosha ishte nje surpirizë“, trajneri i portierëve të Lacios tregon përshtypjet për gardianin e Kombëtares

Sarri ka sjellë me vete në detyrën e re te Lacio edhe përgatitësin e tij të portierëve, Massimo Nenci është emri që do të përgatisë portierët e bardhekaltërve, ndër të cilët edhe Tomas Strakosha. Nenci ka dhënë intervistë për “Lazio Style Channel“, ku tregon ndër të tjera se si është të punosh me gardianin shqiptar. Natyra e Strakoshës ka suprizuar përgatitësin e portierëve.

“Ndikimi me botën e bardhekaltër ka qenë shumë pozitiv. Djemtë kanë rezultate të mira, ata janë vendimtar dhe të pranishëm. Puna në fushë është vendimtare. Strakosha ishte një surprizë, i këndshëm dhe i lehtë për tu miqësuar. Jam i kënaqur sepse të punosh me një buzëqeshje në fytyrën tuaj sjell rezultate”, ka thënë Massimo Nenci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online