Rruga e Arsenalit drejt titullit kampion kalon nga Burnley, Broja e ndjek ndeshjen nga… shtëpia

Gara për titullin kampion në Premier League vazhdon të jetë e ndezur. Me vetëm 2 javë të mbetura, Arsenali dhe Manchester City gjenden vetëm 2 pikë larg njëri-tjetrit. Rruga e Arsenalit për te titulli kampion kalon më parë nga Burnley.

Ekipi i Armando Brojës ka rënë nga kategoria, por sot ka mundësinë të ndryshojë rrjedhën e kampionatit. Në rast se Burnley ndal Arsenalin, atëherë City mund të ketë shansin e artë të marrë kreun e renditjes dhe të jetë një hap larg titullit kampion. Ndërkohë, Armando Broja nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide. Sulmuesi shqiptar do ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia, pasi nuk është përfshirë në listën me 20 lojtarë të skuadrës angleze./Sport Ekspres/