Rroca: Të hapur për ofertat

Eduart Rroca ishte autori i golit të dytë, që i dha fitoren skuadrës së Luftëtarit. Pas ndeshjes, për “Sport Ekspres” 24-vjeçari fillimisht deklaroi:  “Përveç se jam i lumtur për veten jam i lumtur dhe për skuadrën , pasi më në fund po na shpërblehet ajo që kemi bërë gjithë këto ndeshje që nga fillimi i kampionatit. Nëse më parë kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe s’kemi pasur rezultat, në këto tre ndeshje kemi marrë dhe rezultat dhe jam shumë i lumtur që e mbyllëm vitin me një fitore kaq të bukur në Kukës. Çelësi i suksesit? Ne, veç cilësive individuale, merremi vesh shumë mirë si kolektiv. Ky është vitit i tretë që luajmë me njëri-tjetrin dhe e njohim shumë mirë lojën e njëri-tjetrit. Ky mund të jetë çelësi i suksesit. Goli? Dedikimi është për motrën, nipin dhe mbesën që kanë ardhur nga Greqia dhe më kanë ndjekur nga TV. Ato ishin forca ime sot”.

MERKATO – “Luftëtari ka shumë yje, por besoj se yjet e Luftëtarit janë të blinduar, kështu që ne duhet të presim janarin dhe nëse ndonjë ekip do të veprojë konkretisht, fillimisht duhet të flasë me presidencën dhe më pas me mua. Për momentin jemi te Luftëtari dhe mendojmë vetëm për Luftëtarin, por jemi të hapur për çfarëdolloj kërkese për të biseduar. Çdo njeri mendon për të bërë sa më para në karrierë. Të gjithë janë të hapur për këtë gjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *