Interi fitoi sonte Kupën e Italisë pas 11 vitesh, duke mundur Juventusin me shifrat 2-4, ku u deshën 120 minuta për të vendosur fituesin. Interi shënoi dy nga katër golat nga 11 metrat. Fillimisht në minutën e 80-të Calhanoglu shënoi për 2-2, e më pas në kohën shtesë për përmbysje ishte momenti i Ivan Perišic.
Duket se të dyja penalltitë u akorduan me të drejtë, por sigurisht që tifozët e Juventusit nuk pajtohen me këtë, madje shkruajnë se portieri i Interit, Samir Handanoviç, i përgëzoj arbitrat pas ndeshjes: “Bravo Valeri!”. Nga ana tjetër gjyqtari nuk mund të qëndronte i ftohtë: “Faleminderit”. Sigurisht që një gjest i tillë në kushte të tjera do të ishte tërësisht normal, por në këtë moment vjen si një provokim dhe sjell shumë polemika mes tifozerive. /Sport Ekspres/