“Rrinë mbrapa 10 lojtarë”! Djarmati ndjek në stadium rivalin boshnjak të Vllaznisë në Europë: Ndryshe kur e shikon nga televizori…

Matko Djarmati ka udhëtuar për të parë ndeshjen e rivalit të Vllaznisë në Europë, Sirokit. Ky i fundit ishte rivali i shkodranëve në “Conference League” me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në 8 korrik. Drejtori i Vllaznisë ka dhënë edhe përshtypjen e parë pasi ndoqi ndeshjen e humbur të Sirokit në shifrat 0-2 kundër Velez Mostar, një tjetër skuadre boshnjake.

Pavarësisht humbjes në miqësore, paraqitja e Sirokit e ka bindur Djarmatin se bëhet fjalë për një skuadër cilësore. “Tani që i kam parë nga afër jam i bindur se janë ekip i mirë dhe që kanë trajner të mirë. Taktikisht janë shumë të disiplinuar. Janë të shpejtë në tranzicion dhe rrinë mbrapa me 10 lojtarë. Është ndryshe kur e shikon një ekip nga televizori dhe ndryshe kur e shikon drejtpërdrejt”, tha Djarmati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online