Goli i Skënderbeut në minutën e 84-t për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në Korçë. Vëllai i Tefik Osmanit, gjatë festimeve në tribunë për golin, është rrëzuar dhe është dashur transportimi me urgjencë në spital.
Tronditje e madhe për të gjithë, por natyrisht mbi të gjithë për Osmanin, i cili u zëvendësua dhe u nis urgjentisht për në spital.
Për fat, më vonë është mësuar se nuk është asgjë e rëndë dhe vëllai i Osmanit është jashtë rrezikut.