Parulla dhe sharje, në Korçë ka edhe ndalje loje

Stadiumi Skënderbeu ka qenë i mbushur si asnjëherë këtë kampionat dhe natyrisht, kur vjen Flamurtari, sidomos ky i këtij sezoni, është një ndeshje e veçantë.

Nuk mungojnë sharjet nga të dyja tifozeritë, sepse ka edhe vlonjatë, ndaj arbitri i ndeshjes është detyruar të ndalë një herë takimin në pjesën e parë, duke i kërkuar kapitenit Orges Shehi të qetësojë tifozerinë korçare.

Ndërkaq, është shfaqur edhe një parullë e madhe nga tifozeria vendase, që thumbon tifozët e Flamurtarit: “Vazhdon ëndrra te krevati, Barcelona Beogradi, Europën nuk shikoni, kampionatin ta harroni”. Takimi është ndërprerë pak çaste në këtë rast, edhe pse realisht nuk ka ndonjë arsye të madhe për ta bërë, pasi duhet dalluar mirë humori e ironia nga ofendimet apo racizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online