Raxha Naingolan është një lojtar i çuditshëm, i cili nuk e vret shumë mendjen për imazhin dhe elegancën, duke habitur të gjithë me deklaratat dhe sjelljen e tij. Pi duhan pa e vrarë mendjen, e pranon qetësisht këtë gjë dhe ia pranojnë edhe trajnerët. Megjithatë natën e ndërrimit të viteve mesfushori belg e teproi, sepse u lidh live në Instagram dhe i pirë nisi të bënte gallatë dhe të lëshonte edhe fraza që në Itali konsiderohen blasfemi dhe në media plasi skandali.
Drejtori sportiv i Romës Monçi u kthye sot nga pushimet, zhvilloi një mbledhje urgjente me skuadrën, e kritikoi për rezultatet e dobëta që e kanë lënë larg kreut dhe ndërkohë i ka komunikuar Naingolanit masën ndëshkimore për sjelljen e tij: maksimumi i gjobës, 30%e pagës mujore, që do të thotë rreth 100.000 euro gjobë.