Rregulli i çuditshëm vjen në Argjentinë, Marcos Rojo i humbet shiriti i kapitenit te Boca Juniors se la në baltë shokët e ekipit

Tetë ditë më parë, Boca Juniors mundi 1-0 River Plate në një derbi të madh në shtëpi dhe ndeshja u shënua nga Marcos Rojo. Në La Bombonera, Boca arriti të mposhtë me 1-0 rivalin e saj më të madh, e as ky derbi nuk mundi të mbyllej pa përplasje në fushë.

Në fund të ndeshjes, Marcos Rojo mori një karton të kuq të drejtpërdrejtë për një faull të rëndë ndaj Nicolas De la Cruz dhe për këtë do të marrë një dënim të çuditshëm edhe nga Boca Juniors.

Sipas mediave argjentinase, trajneri i Boca Juniors, Hugo Ibarra, ka futur disa rregulla në dhomat e zhveshjes kur ka marrë përsipër këtë klub dhe tashmë Marcos Rojo e ka ndjerë më së miri efektin. Domethënë, rregulli është që çdo lojtar të marrë një ndëshkim kur merr karton të kuq sepse i lë të vuajnë shokët e skuadrës.

Në këtë rast, Marcos Rojo u ndëshkua posaçërisht si kapiten. Atij iu hoq shiriti i kapitenit për një muaj për shkak të kartonit të kuq dhe do të ketë mundësinë të jetë sërish kapiten në një ndeshje të Bokës në tetor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *