Rregullat e reja të futbollit futen në MLS e Lionel Mesit, 2 minuta jashtë nëse shtiresh si i dëmtuar dhe 60 sekonda jashtë nëse vonohesh te zëvendësimi

Zyrtarët e Major League Soccer miratuan të enjten rregulla të reja për dëmtimet dhe zëvendësimet për sezonin e ardhshëm në një përpjekje për të përshpejtuar lojën. Masave iu dha drita jeshile në një mbledhje të bordit të drejtorëve të ligës të enjten.

Sipas protokollit, gjyqtarët do të ndalojnë lojën kur një lojtar me një dëmtim qëndron i shtrirë në fushën e lojës për 15 sekonda ose më shumë. Lojtari në fjalë më pas do të largohet nga fusha për trajtim të mëtejshëm në anën e fushës për një periudhë prej të paktën dy minutash përpara se të lejohet të kthehet.

Rregulli i dy minutave nuk do të zbatohet për dëmtimet e shkaktuara nga një ndërhyrje që sjell kartonin e verdhë ose të kuq. Përjashtimet lejohen edhe për dëmtimin e portierit apo dëmtimet në kokë. Protokolli i dëmtimeve është testuar me sukses në MLS Next Pro, një ligë zhvillimi e lidhur me MLS.

Një tjetër masë e re e miratuar të enjten do të detyrojë lojtarët e zëvendësuar të largohen nga fusha e lojës brenda 10 sekondave. Nëse nuk largohen nga fusha brenda 10 sekondave, lojtari që hyn në fushë do të duhet të presë 60 sekonda, që do të thotë se skuadra që bën ndryshimin do të jetë përkohësisht pa lojtar, pra me 10 persona në fushë. Këto rregulla që do të testohen në MLS, pritet që së shpejti të futen edhe në Europë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online