Rrëfimi i tre lojatërëve shqiptarë për koronavirusin: Nuk bëjmë dot kontrolet e zemrës, ka mjekë të infektuar

E gjithë Europa po kalon një situatë mjaft  të vështirë sa i përket përhapjes së Koronavirusit. Një virus vdekjeprurës të cilin askush nuk e mendonte se do të shtrinte rrënjët në çdo shtet duke alarmuar popullatën. Në gjithë vendet e Europës dhe më gjërë masat janë shumë të rrepta sa i përket kontakteve fizike me njeri-tjetrin. E njejtë situatë paraqitet edhe te futbollistët e shumicës së skuadrave europiane.

Fillimisht disa ndeshje në Europë u luajtën pa tifozë, disa të tjera u shtynë ndërsa po mendohet edhe pezullimi i kampionatiti, veçanërisht në Itali. Aty ku virusi u përhap me një shpejtësi të madhe nga pakujdesia, siç raportojnë mediat italiane. Edhe lojtarët shqiptarë nëpër Europë kanë qenë në panik duke rritur kujdesin ndaj vetes. Tre prej tyre kanë ndarë rrëfimet e para të kësaj situate në disa intervista dhënë për “Telegrafi.com”. Bëhet fjalë për Hekuran Kryeziun, Berat Gjimshitin dhe Herolind Shalën të cilët për median kosovare kanë treguar frikën e Koronavirusit në shtetet ku jetojnë.

“Është një situatë e çuditshme, pasi në qytet ka më pak njerëz ndërsa duhet të kemi kujdes edhe me shokët e skuadrës. Në zhveshtore nuk kemi shumë kontakte, pasi nuk përshëndetemi me njëri-tjetrin me dorë dhe duhet që vazhdimisht t’i pastrojmë duart për çdo gjë që prekim. Normalisht për ne futbollistët është problem që nuk luajmë, pasi dëshira jonë është të jemi në fushë çdo javë, por që duhet t’i zbatojmë rregullat e shtetit. Jemi në pritje të shohim se çfarë do të ndodh, pasi po flitet për përfundim të parakohshëm të kampionatit, por shpresoj që çdo gjë të kaloj dhe mos të ketë më të prekur dhe viktima nga ky virus i tmerrshëm”-ka thënë Kryeziu i cili aktivizohet në Zvicër.

“Shpresoj që virusi sa më shpejt të ndalet dhe mos të ketë më viktima. Është një gjendje kaotike, por shpresoj që sa më parë të ndalet. Personalisht nuk kam frikë nga ky virus, por ka persona të tjerë që frikësohen dhe është shumë normale. Jeta në Bergamo është duke u zhvilluar normalisht edhe pse jemi këshilluar që sa më pak të dalim nëpër qytet, qendra tregtare apo lokale të ndryshme. Ndoshta është më mirë që po luhet pa tifozë ose që po anulohen ndeshjet, pasi kështu nuk do të infektohen persona të tjerë nga virusi. Natyrisht që dëshira jonë është të luajmë me tifozë, por që ne do t’i zbatojmë urdhrat që kemi. Jemi këshilluar që sa më pak të përshëndesim njëri-tjetrin me duar. Momentalisht është një gjendje e rëndë, por shpresojë që së shpejti të kaloj”, përfundoi Berat Gjimshiti.

“Njësoj si pothuajse në gjithë Evropën edhe këtu në Oslo janë prekur nga Koronavirusi. Kemi pasur testin për të shkuar për kontroll të zemrës gjithë ekipi para fillimit të sezonit, por na kanë lajmëruar se spitali është mbyllur, shkaku që disa punëtorë janë infektuar me këtë virus. Besoj se deri në fillim të kampionatit do të kalojë gjithçka dhe lutem që mos të ketë më viktima dhe të prekur nga ky virus”- ka thënë Herolind Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online