Arbitri italian që u dënua se goditi me kokë lojtarin, dyshojnë për vetëvrasjen si në një skenar filmi

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane, që ka ndodhur në pjesën lindore, më saktësisht në fshatin Porto Potenza Picena. Përpara vetëm 1 muaj do të njiheshim me lajmin se Antonio Martiniello, arbitri 31-vjeçar nga Napoli, kishte goditur me kokë një portier në ligat rajonale.

Menjëherë do të vinte dënimi për një vit nga futbolli, ndërsa për të kishte edhe një akuzë për ngacmim ndaj ish së dashurës. Për këtë arsye do të përfundonte nën arrest shtëpiak. Martiniello duhej të mbante një byzylyk elektronik dhe nuk duhej të kalonte kufirin e përcaktuar.

Menjëherë sapo ka lënë shtëpinë, policia ka shkuar për të kontrolluar. Por gjyqtari italian do të hipte mbi shina dhe ndërroi jetë pasi u shtyp nga një tren kalimtar. Policia po shqyrton edhe rastin e një vetëvrasje të mundshme, që Martinelo të ketë dalë përpara trenit me vetëdije të plotë, për ta mbyllur jetën e tij në këtë mënyrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online