“Të luash për kombëtaren është një nder, përtej çdo ëndrre që mund të kesh si fëmijë. Mund të ëndërrosh të luash në Serie A ose në kombëtare, por të kapësh 100 ndeshje është diçka krejt tjetër. Sigurisht që kam pasur talent, por për të arritur kam janë dashur shumë mund e djersë. Ka një rastësi të bukur, pasi kam debutuar më 17 nëntor dhe paraqitjen time të 100-të do ta bëj po më 17 nëntor”.
“Ndjen një lloj emocioni, që e përcjell të të gjithë bashkëkombësit e tu. Këtë ndjenjë nuk mund ta përjetosh as në ndeshjet më të rëndësishme në rang klubesh. Me punë dhe disiplinë mund të përmirësohesh edhe në moshën 34-vjeçare për sa kohë futesh vazhdimisht në fushë. E kam mësuar këtë nga shumë lojtarë, Bufon një ndër ta.”
SHIRITI – “Mendoj se shiriti i kapitenit është thjesht një simbol. Një skuadër ka shumë kapitenë dhe të gjithë duhet të shtojë përbërësit e tij që të krijohet një alkimi brenda grupit. Nuk do të jetë kurrë si Xhixhi (Bufon), ose si kapitenë të tjerë që kam pasur fatin t’i kem si Kanavaro, Del Piero, por unë bën çka mundem me karakteristikat e mira”.
PENDESA – “Kupa e botës është një pendim që do ta kem përherë, pasi është e qartë që nuk do të kem mundësinë të luaj në Botërorin e ardhshëm. Jam eliminuar dy herë në fazën e grupeve kur kishim një skuadër që mund të kishim bërë shumë më shumë se aq. Reflektova shumë mbas humbjes me Suedinë, por unë jam i mendimit që ftesa e kombëtares nuk duhet të refuzohet nga cilido lojtar. Disa e shohin ndryshe këtë gjë, por unë e shoh si një obligim”, përfundoi Kielini.