Rrëfimi i gruas së Orelesit: Më braktisi sapo bëri karrierë

Në futboll mund të dëgjosh histori nga më të ndryshmet, por ka histori akoma dhe më të çuditshme që lidhen me futbollistët. I tillë mund të jetë rasti i Nuredin Orelesit, i cili duket se ka braktisur bashkëshorten e tij, sapo ka nisur që të bëjë karrierë. Ka qenë gruaja e tij që përmes një rrëfimi në profilin e saj në “Facebook” ka bërë me dije historinë e saj, që për pak mund të kishte përfunduar me një tragjedi, pasi ajo kishte tentuar dhe vetëvrasjen.

Gjithçka duket se ka nisur kur Orelesi është grumbulluar nga skuadra përfaqësuese e Nigerisë për Kupën e Botës së 20-vjeçarëve dhe është pasur më pas me kalimin e tij në Europë. Lojtari i Kamzës sot duket se ka një histori që nuk do të donte me siguri që të merrej vesh. Orelesi ka luajtur për shumë vite në Shqipëri me skuadra të ndryshme, ku ka dalë kampion me Skënderbeun. Vetë gruaja e Orelesit, Oluëayemisi Cole rrëfen të plotë “telenovelën”, por ne po ju sjellim shkurtimisht çfarë ka shkruar ajo.

E mbaj mend se si mamaja e tij më adhuronte dhe më lutej e falënderonte për gjithçka që unë bëja për djalin e saj. Ajo na sillte dhe fruta për mua dhe mamanë time”.

“Gjithçka ndryshoi pas Kupës së Botës, kur djali i saj nënshkroi një kontratë profesionale dhe filloi të luante në Europë. Ajo filloi që të më trajtonte si një të huaj dhe unë pyesja veten a ishte e njëjta grua që më falënderonte më parë”.

“Aty nisa ta njoh vërtetë, kur djali i saj nisi që të fitonte të ardhura. Mund të them se pash ferrin me sy, pasi dola nga shtëpia  me një fëmijë një vjeç në krah dhe të kërkoja pak paqe”.

“Djali i saj më nisi para pak muaj më vonë për të marrë një shtëpi me qera”.

“Ai nisi që të mos interesohej direkt për djalin  tij ,por të merrte në telefon të afërmit e tjerë. Ai nuk na vizitoi për gjatë gjithë verës. Në korrik nga depresioni për pak sa nuk vrava veten”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online