“Rrahmani-Hysaj dhanë imazh të shpifur”/ Vërshojnë kritikat, nuk kalon lehtë në Itali

Në Itali nuk ka kaluar lehtë episodi mes Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit. Kur mbrojtësi shkodran u dëmtua në përballjen e fundit dhe do të dilte nga fusha e lojës në minutat e fundit të pjesës së parë, nuk i dha dorën Rrahmanit që po priste përshëndetjen në atë moment.

Një gjest ky që mund të ketë ardhur edhe në mënyrë të pavetëdijshme, pasi njihet marrëdhënia e ngushtë mes mbrojtësave shqiptarë. Por te Napoli gjithçka e lidhin me formën e keqe që po kalon skuadra duke pretenduar përçarjen brenda grupit. Nga kritikat e shumta që vijnë nga gazetarët te fjalët e thëna nga ish-futbollisti i Juventusit dhe Napolit, Rinaudo.

“Rrahmani-Hysaj dhanë padyshim një imazh të shpifur. Është shumë keq, por te Napoli janë përjetuar këto eksperienca negative. Kur jeton me futbollin në çdo ditë është shumë e vështirë kur përballesh me momente të tilla, atje ku ka dukshëm mungesë të vetëbesimit. Pastaj lajmet për De Laurentis që mund të shkarkojë Gatuzon nuk e ndihmon fare klubin që e shprehin në fushën e lojës”, ka thënë Leandro Rinaudo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online