“E njoh shumë mirë Fabrizio Mikolin”, Moreiro tregon aventurën te Dinamo: Ka histori të madhe

Francesko Moreiro ishte trajneri që zëvendësoi Kamaratën te Dinamo. Një emër i njohur i futbollit italian që zgjodhi Shqipërinë për të vazhduar karrierën e tij si teknik. Për bashkëpunues mori një tjetër emër të njohur për futbollin në Itali si Francesko Moreiro.

Por si po shkon kjo aventurë? Në një intervistë për mediat fqinje, Moreiro tregon se po bëhet gjithçka për të mirën e kryeqytetasve në Kategorinë e Parë. “Këto janë javat e para të punës te Dinamo. Ne po përpiqemi që të bëjmë më të mirën për grupin dhe klubin. Dinamo është një klub me histori të madhe, jo vetëm për 18 titujt e fituara në kampionat. Kam sjellë me vete edhe Fabrizio Mikolin, bashkëpunojmë për drejtimin e ekipit. E njoh që herët pasi është nga Leçe si unë, ka përvojë të madhe”, ka thënë Francesko Moreiro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online