Rracizëm në Angli: hodhi banane në fushë, arrestohet tifozi

Rracizmi është një prej shfaqjeve më të shëmtuara në futboll, me episode që fatkeqësisht regjistrohen në çdo moment. Madje, edhe në Angli, aty ku luhet niveli më i lartë i futbollit në botë dhe ku gjithçka presupozohet të jetë një shembull për të gjithë.

Gjatë derbit të Londrës, të luajtur në “Emirates Stadium” ndërmjet Arsenalit dhe Totenhemit, një tifoz i ekipit mik, hodhi lëkurën e bananes përpara sulmuesit të “topçinjve”, Pier Emerik Aubamejang. Episodi ndodhi në momentin kur lojtari po festonte golin e parë, nga dy të shënuar në portën e “Spurs”.

Hedhja e bananes ishte një akt i qartë racizmi. Një episod, i cili me të drejtë nuk u tolerua. Pas evidentimit të personit përgjegjës, ai menjëherë u arrestua nga policia londineze dhe tashmë do të përballet me akuzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *