Roshi e Balaj në fushë, Ahmati ndal Zenitin e Roberto Mançinit

Ahmat Grozni në kampionatin rus ka ndalur te barazimi pa gola sot Zenitin e vendit të dytë, një ndër skuadrat më të kompletuara në Rusi. Zeniti i drejtuar nga Roberto Mançini luante vetëm për fitore, duke qenë se po humbet terren ndaj Lokomotivës kryesuese, që fitoi edhe sot. Megjithatë, Ahmati luajti një ndeshje mjaft të mirë, duke marrë një pikë të çmuar, që e ngjit në vendin e shtatë. Ndonëse e nisi mirë sezonin, tashmë skuadra çeçene kërkon një mbijetesë sa më të qetë, sepse gara nga vendi i gjashtë e poshtë është shumë e ashpër. Në Grozni u luajt një ndeshje e hapur e me shumë raste për shënim, por asnjëra palë nuk konkretizoi dot.

Odise Roshi luajti sërish në formacion dhe me trajnerin e ri Mihail Galaktionov më në fund ka gjetur vazhdimësi në aktivizim, ndaj duket se do të konfirmohet te Ahmati, ashtu si Balaj, i cili luajti në fundin e takimit dhe pak nga pak po rigjen formën e plotë fizike pas një dëmtimi serioz.

Më e paqartë është situata e Bernard Berishës, i cili mungoi për të dytën ndeshje rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online