Rooney ngre në qiell rivalët e përjetshëm: Jo vetëm që City do e mundi Realin, por do e shkatërrojë atë

Wayne Rooney nuk i ka kursyer lëvdatat për rivalin e përjetshëm, Manchester City-n. Ish-sulmuesi anglez ka thënë për “The Times” se City po bën më shumë se çfarë ka bërë ekipi i United-it në 2008-n, pjesë e të cilit ishte edhe ai vetë. Sa i përket duelit kundër Realit në Champions, Rooney lëshon një deklaratë të fortë, duke u shprehur se “qytetarët” do ta shkatërrojnë Realin.

“Nëse Manchester City fiton Champions League-n dhe titullin, mendoj se duhen vendosur përkrahë Manchester United-it të vitit 1999. Ekipi jonë i 2008-s ishte i shkëlqyer, por City bën përtej asaj çfarë bëmë ne. Manchester City jo vetëm që do e mundi Realin e Madridit, por do e shkatërrojë atë”, ka thënë Wayne Rooney./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online