Ronaldon e harrojnë në Madrid, Ramos shënon më shumë se ai

Kristiano Ronaldo u largua këtë verë nga real Madrid, duke bërë një zhurmë shumë të madhe mediatike, pasi bëhej fjalë për një nga lëvizjet më të bujshme të kësja merkatoje së paku. Portugezi zgjodhi të ndryshonte ka kampionat dhe në Spanjë u vendos në pikëpyetje nëse kampionët e Europës do të ishin në të njëjtat nivele.

Ndonëse madrilenët u mundën në finalen e Superkupës së Europës, në kampionat po bëjnë gjithçka mirë, pasi pas 3 javësh kanë mundur që të marrin pikë të plota duke shënuar dhe 10 gola. Sigurisht që sulmuesi i Juventusit ka qenë një pjesë e rëndësishme e Realit, por Benzema dhe Bejl po bëjnë që të mos ndihet shumë mungesa e tij.

Jo vetëm kaq, por në Spanjë nuk e kursejnë as ironinë në momente të caktuara, kur shohin që edhe pas javës së tretë portugezi ende nuk ka shënuar gol, duke theksuar se dhe Ramos ka bërë 2 gola deri më tani. Ronaldo duket se është një kujtim i largët në Madrid, edhe pse aty ai arriti që të merrte shumë trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *