Nejmar ka qenë më shumë se të gjithë në qendër të vëmendjes mediatike, më shumë për sjelljen e tij fëmijërore në Kupën e Botës. Braziliani aktualisht ndodhet në Brazil për pushime, por ka gjetur rastin që të organizojë një turne të vogël, normalisht me kërkesën e sponsorëve të tij.
Nuk ka munguar dhe ngacmimi i gazetarëve për transferimin e Kristiano Ronaldos në Torino. Sulmuesi i PSG-së nuk ka nguruar që t’i urojë suksese 33-vjeçarit për aventurën e re, duke u shprehur: “I uroj shumë fat dhe më të mirat në aventurën e re që ka nisur”.
Jo pa qëllim e kanë ngacmuar për këtë transferim, pasi Nejmar është lakuar shumë si pasuesi i Ronaldos në Madrid, por dhe një herë ai ka theksuar se do të jetë së paku dhe për një edicion pjesë e kampionëve të Francës.