Kristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë transferimit nga Reali te Juventusi dhe çdo ditë e më shumë shtohen copëza në mozaikun qw do të kompletohet me firmën dhe prezantimin e yllit portugez në Torino.
Tashmë tregues i qartë i asaj që po ndodh është edhe reagimi i tregut të basteve, sepse brenda pak ditësh largimi i Ronaldos ka kaluar nga kuota 10 deri në 1.3 dhe tashmë në Itali kompania Snai i ka hequr fare kuotat, duke e kuptuar që praktikisht gjithçka është e mbyllur.
Tashmë kanë dalë kuota të reja në treg, sepse Eurobet kuoton 1.4 që Ronaldo shënon që në javën e parë, ndërsa Snai ofron kuotën 1.85 që Ronaldo kap kuotën e 29 golave në kampionat.
Ka edhe një bast domethënës: Largimi i Gonzalo Higuainit kuotohet vetëm 1.3.