Ronaldo-Mesi 5-5, portugezi merr sot Topin e Artë

Kristiano Ronaldo është fitues i Topit të Artë për vitin 2017. Është hera e pestë që portugezi kurorëzohet, pas triumfit në vitet 2008, 2013, 2014 e 2016. Në këtë mënyrë, madrileni barazon Leo Mesin, me dy dominuesit e futbollit botëror që janë tashmë në fronin e botës, me 5 Topa të Artë secili.

Një tirani e vërtetë, në dekadën e fundit pikëriasht këta dy futbollistë kanë luftuar për çdo Top të Artë, duke shkëmbyern vendin e parë me të dytin në çdo votim, ndërsa i treti ka qenë shumë vota larg.

Në vitin 2012 Mesi merrte Topin e Artë numër 4 dhe Kristiano kishte vetëm 1, por në 5 vitet e fundit dominimi i Ronaldos ka qenë i qartë, ndikuar natyrisht edhe nga triumfet e Real Madridit në Champions League, ashtu si dështimet e Mesit me kombëtaren argjentinase.

Topi i Artë jepet nga France Football, revista prestigjioze franceze, që për pak kohë e organizoi dhënien e çmimit në bashkëpunim me FIFA-n, por tashmë është kthyer në origjinë dhe e jep çmimin vetë. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të zhvillohet sot në mbrëmje në Paris, duke nisur prej orës 19.45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online