Ronaldo, “makthi” që përndjek Atletikon, Simeone e pranon: Po të mos ishte futbollist do kisha fituar 3 Champions

Kristiano Ronaldo ka statistika të frikshme përballë Atletikos së Madridit, pavarësisht faktit se nuk mundi ti ndëshkojë në sfidën e mbrëmshme. Në 36 ndeshje përballë tyre, portugezi ka 25 gola dhe 9 asiste. Ndërkohë është lojtari që i ka shënuar më tepër se kushdo tjetër madrilenëve në Champions League, lojtari që i ka shënuar më shumë gola kundër Diego Simeones si dhe ai që e ka detyruar Jan Oblakun të nxjerrë topin nga rrjeta më shumë se cilido tjetër. Statistikat janë të frikshme për Ronaldon, duke e kthyer në një “makth“ që përndjek gjithnjë Atletikon e Madridit.

Ndërkohë, vetë Diego Simeone ka pranuar vlerat e mëdha të 5 herë fituesit të Topit të Artë, ndërsa tregon se nëse Ronaldo nuk do të ishte bërë futbollist, atëherë do të kishte arritur të fitonte 3 Champions League me skuadrën spanjolle. “Nëse Kristiano Ronaldo nuk do të ishte futbollist, unë tashmë do të kisha fituar 3 tituj të Champions League-s me Atletikon e Madridit“, ka thënë Diego Simeone./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *