Ronaldo-Juve, Perez “reziston” dhe pret…Junajtidin!

Frenim ose jo? Duhet parë, por fakti është që Kristiano Ronaldo është gjatë gjithë kohës në telefon me agjentin e tij, Mendesh, të cilit Juventusi i ka siguruar një kuotë prej 10% në kartonit, në rast transferimit më të bujshëm.

Mendesh ndodhet në Madrid prej dy ditësh dhe po negocionin, ndërsa Perez fiton kohë dhe pret që në garë të futet Mançester Junajtidi, por Murinjo nuk ka dhënë ende “ok”,sipas britanikëve, pasi nuk ka raporte të mira me CR7.

Perez, kështu, rrit çmimin, duke kaluar nga 100 në 130-140 mln euro, që gjithashtu nuk do të ishin problem për Juventusin, pasi ka “ok” e Ronaldos, i cili ndodhet në Greqi me pushime.

Gazetari i Premium, Barxhixhia (ai që zbuloi Bonuçi-Milan), sakaq, siguron se të martën do të mbyllet gjithçka pozitivisht për Juven dhe Ronaldon. “Reali është dorëzuar tashmë, por ka vetëm një kërkesë, që Ronaldo me një letër zyrtare të jetë ai që të kërkojë këtë largim publikisht në sytë e tifozëve”.

Por, çfarë mund të ndodhë tjetër? Diçka e madhe! Sipas medieve spanjolle, pas eliminimit të Brazilit skenarët mund të ndryshojnë, pasi Reali do të bëjë një tentativë për Nejmarin me më shumë se 300 mln euro, që të kalojë largimin e Ronaldos si diçka që duhej bërë, pasi kishte gati zëvendësuesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *