PSG ka fituar sot miqësoren e luajtur me lojtarët më të mirë të Al Hilalit dhe Al Nassr-it. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-5 kundër arabëve, ku spikati dueli i heshtur mes Ronaldos dhe Mesit. Dy ikonat e futbollit që për 15 vite kanë dominuar botën e këtij sporti u vunë sot përsëri përballë njëri-tjetrit, duke u kujtuar tifozëve kohërat e vjetra të lavdishme.
Dueli i heshtur mes dy prej më të mirëve që ka njohur historia e futbollit është fituar nga Ronaldo. Edhe pse në moshën 38-vjeçare, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka lënë në hije yjet e PSG-së dhe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes. Portugezi ka shënuar dy prej golave të skuadrës së tij, ndërsa Mesi shënoi vetëm një gol në këtë takim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/