Ronaldo fenomeni tregon pasardhësin e tij: Kur e shikoj duke luajtur më kujton momentet e mia më të mira

Ronaldo fenomeni ka thyer heshtjen dhe ka drejtuar gishtin nga pasardhësi i tij. Ish-sulmuesi brazilian ka folur me superlativa për Kilian Mbapenë, për të cilin thotë se i kujton veten e tij kur luan futboll. Ronaldo shprehet se francezi i zotëron të gjitha cilësitë që i duhen një futbollisti: shpejtësinë, paparashikueshmërinë, shfrytëzimin e hapësirava, zgjuarsinë në lojën me dhe pa top, si dhe mjeshtërinë në situatat një kundër një.

“Ai luajti një turne të madh që nga ndeshja e parë e deri në finale. Edhe kur nuk shënoi, ai në rastin kundër Anglisë në çerekfinale dhe kundër Marokut në gjysmëfinale, ishte deçiziv në çdo herë me asiste të zgjuar. Ishte fantastik në finale me 4 gola, duke përfshirë atë në gjuajtjen e penalltive. Ai është fantastik teknikisht, është thuajse i pandalshëm dhe mund të ishte quajtur lojtari më i mirë i Kupës së Botës, sepse vërtetë e meritonte. Shumë sulmues ishin të shpejtë në këtë Kupë Bote, por ai ishte më i shpejti. Kur e shoh të luajë, më kujton momentet e mia më të mira. Ai e di me saktësi se si të përdori hapësirat e lira, si të jetë i paparishikueshëm me dhe pa top dhe të marri më të mirën në situatat një për një. Është mbresëlënës“, ka thënë Ronaldo fenomeni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online