Ronaldo fenomeni i del kundër trajnerit të Brazilit! Ka jehonën më të madhe që nga Neymar, kërkoi në listë 16-vjeçarin e Palmerias

Brazili është një nga favoritët kryesorë për të fituar Botërorin dhe kur shikon lojtarët që Tite ka ftuar, atëherë gjithçka është e qartë. Trajneri ka opsione të ndryshme në të gjitha pozicionet, por një gjë e shqetësoi Ronaldo fenomenin, që mendoi ndryshe nga tekniku i Kombëtares.

Ronaldo beson se sulmuesi 16-vjeçar i Palmeiras, Endrick, i cili çmendi gjithë Evropën, duhej të kishte marrë ftesë për Botërorin. Bëhet fjalë për një futbollist që tërhoqi kaq shumë vëmendje në mediat braziliane, të cilën askush nuk e ka pasur që nga Neymar.

“Shumë u vjen keq që nuk është Gabigol në listë, por nëse do të më duhej të zgjidhja një lojtar, sado që ai të luajë, do të zgjidhja Endrick. Ai është një futbollist premtues dhe tashmë luan si profesionist. Do të ishte një eksperiencë fantastike për të”, shtoi Ronaldo. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online