Cristiano Ronaldo nuk ka nguruar të përmendë dy futbollistë legjendar të cilët i ka adhuruar që fëmijë. Ndonëse 39-vjeçari portugez zakonisht i shmangej të folurit publikisht për këtë temë, kryesisht duke mos dashur të bënte një përzgjedhje mes shumë legjendave me të cilat ka marrëdhënie të mira, tani ka vendosur të tregojë se cilët janë dy idhujt e tij më të mëdhenj.
“Nuk më pëlqejnë krahasimet. Më mirë do të thoja se ata ia lanë trashëgiminë futbollit. Mund të them me të vërtetë: kam fituar më shumë tituj individualë se ata. Por ata fituan Kupën e Botës. Unë i admiroj shumë këta lojtarë.
Jam rritur duke i parë duke luajtur. Kush është më i mirë nuk është aq i rëndësishëm”, tha Cristiano Ronaldo, i cili i dha mirënjohje dy brazilianëve, Ronaldo dhe Ronaldinho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/