“Ronaldo erdhi pa ftesë në ditëlindjen time para se të transferohej në Arabi”, flet golashënuesi i Al Nassr-it: Tani na njeh e gjithë Europa

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ishte një nga lajmet më të bujshme të merkatos së dimrit. 5 herë fituesi i Topit të Artë ka bërë që prozhektorët të kthehen në Arabi, duke i dhënë më tepër jehonë këtij kampionati. Talisca, golashënuesi më i mirë i Al Nassr-it ka folur për ndikimin e madh të yllit portugez. Braziliani ka treguar edhe anën njerëzore të Ronaldos, duke treguar se si ish-lojtari i Juventusit erdhi pa ftesë në ditëlindjen e tij dy ditë përpara se të transferohej në Arabi.

“Cristiano Ronaldo ndryshoi mentalitetin e shumë lojtarëve në klub. Po flasim për lojtarin më të mirë në botë. Cristiano është gjithmonë i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që largohet. Të luash me Ronaldon është e lehtë dhe është shumë e lehtë kur e kupton atë.

Cristiano erdhi te ditëlindja ime pa ftesë dy ditë përpara se të vinte në Arabinë Saudite. Në fakt, mund të jetë një surprizë që u organizua nga Ricardo, i cili punon me Cristiano-n, kur e sollën në festën e ditëlindjes sime. Prania e Cristiano Ronaldos na ka ndihmuar shumë ne si lojtarë. Jo shumë njerëz dinin për ne më përpara, por tani e gjithë Europa na njeh”, ka deklaruar Talisca./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *