Ronaldo e quajti kampionatin arab më të vështirë se atë francez, Ligue 1 i kthen kusurin me… Lionel Messi-n

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë “Globe Soccer”. Sulmuesi i Al Nassr-it u shpreh se kampionati arab është më i fortë se ai francez. Madje i sfidoi dyshuesit të provonin të luanin në temeraturat mbi 38 gradë celcius.

Por sot ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Ligue 1. Përmes faqes zyrtare, liga e parë e Francës i ka kthyer kusurin Ronaldos me… Lionel Messi-n. Ligue 1 ka shpërndarë një foto të argjentinasit me Kupën e Botës të fituar në Katar, teksa shkruan: “Messi duke luajtur në 38 gradë”./Sport Ekspres/