“Ronaldo e Mesi kanë përfunduar në gjykata”, Edi Rama flet për futbollin: Nuk funksionon shantazhi

Futbolli në Shqipëri është duke vazhduar me bojkotin teksa të gjitha klubet janë në të njëjtin zë duke kërkuar plotësimin e katër pikave nga ana e Qeverisë që do ta ndihmojnë më tepër sportin. Mbi këtë çështje ka reaguar së fundmi edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Duke u shprehur i gatshëm për plotësimin e disa kërkesave, Rama u shpreh se nuk mund të ecet pa taksa. Në prononcimin e raportuar nga “Top Channel” thuhet qartësisht se shantazhi nuk është gjuha që duhet të përdoret.

“Jemi dakord për të filluar një start pa taksa. Këto deklarojnë 230 mijë lekë pagë dhe marrin mijëra euro. Ne nuk mund të themi s’keni taksa. Edhe Ronaldo e Messi kanë përfunduar në gjykatë e prokuroi për taksat. Patjetër një ulje fillestare. Patjetër një tvsh 6% për investimet në sport. Mund të shtohet taksa për infrastrukturën sportive. Patjetër që jemi gati të bëjmë atë që duhet për fëmijët.

Por historia me pronarë që duan të shkarkojnë paratë që i detyrohen shtetit për biznese të tjera. Për ata që kanë veshur fanelën e futbollit për të luajtur topash me qeverinë nuk kalon. Edhe mbështetjet e bashkive direkte të kalojnë në mbështetje për sportin. Për akademi jemi okej që kanë të bëjnë me sportin por tek profesionistët janë të ndara gjërat. Këto histori me modelet këtej atje janë keq.

I kemi parë dhe e dimë shumë mirë se si janë bërë. Sa vjet ka shtet shqiptar mblidhini bashkë dhe për futbollin nuk është bërë sa është bërë në këto vite. Ne do bëjmë futbollin dhe ka limit. E fundit është se habitem se si nuk e kanë mësuar se gjuha e forcës dhe e bojkotit apo e shantazhit nuk funksionon nuk  e kuptoj dot se pse u duhet bojkoti.

Ndoshta e kanë edhe më rehat u japin futbollistëve një minimum dhe bëjnë luftë. Por kjo nuk funksionon duan të bojkotojnë le ra bëjnë. Ata duhet të bashkëpunojnë dhe ca të marrin e kanë Ok. Nuk kemi detyrime ndaj tyre. Kemi detyrime për fëmijët. Ja të ngrihen të gjitha sportet. Futbolli është industri. Nëse e duan feudalizëm me ngastra dhe nga ana tjetër fshihen lekë këtë mund ta bëjnë . Nuk shohë arsye ju që jeni këtu, pse duhet që ata të kenë 10 vjet pa taksa. Ca bëjnë më shumë se ju ?”, u shpreh Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *